Thirrje për aplikim për vullnetar në EYOF Shkup 2025

Të nderuar,
Është nder i veçantë për ne që të përshëndesim Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut, i cili si organizator i edicionit të sivjetshëm të EYOF Shkup 2025 do të bashkojë elitën sportive rinore nga e gjithë Evropa. Festivali do të mbledhë në një vend më shumë se 4000 pjesëmarrës nga 48 shtete evropiane dhe rajoni, një numër të madh mysafirësh vendas dhe të huaj, si dhe mbi 900 vullnetarë.
Ky event olimpik multi-sportiv është një mundësi e shkëlqyer që Maqedonia e Veriut të mirëpresë sportistët e rinj nga e gjithë Evropa dhe të prezantojë potencialin e saj sportiv rinor para audiencës së gjerë që ndjek këtë festival.
Për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të festivalit, është e nevojshme mbështetja nga sektori më i rëndësishëm për çdo event – vullnetarët. Organizatorët i konsiderojnë vullnetarët si zemrën e këtij festivali, dhe thirrja për aplikim për vullnetar në EYOF Shkup 2025 tashmë është e hapur!
Në shenjë mbështetjeje, ftojmë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij spektakli sportiv dhe të dorëzojnë aplikimin e tyre për vullnetar!
Të interesuarit mund të aplikojnë në linkun e mëposhtëm: Volunteer Application EYOF 2025 Skopje – Google Forms
Më shumë informacione për thirrjen e hapur mund të gjeni në kanalet zyrtare të festivalit @skopje_2025 dhe në kanalet e Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut
@Macedonianolympics.