



FTESË PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË BOGOVINËS
Me rastin e Ditës së Komunës së Bogovinës, Kryetari i Komunës ju fton të merrni pjesë në shënimin e kësaj dite të rëndësishme, si dhe në prezantimin publik të Propozim-Buxhetit për vitin 2026.
26 Dhjetor 2025
Ora 19:00
Restaurant Floar – Bogovinë
Ky është një moment për të reflektuar mbi rrugëtimin e komunës sonë dhe për të ndarë së bashku vizionin, prioritetet dhe investimet që do të realizohen në vitin e ardhshëm.
Buxhet i ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve
Investime konkrete për zhvillimin e komunës
Zëri i qytetarëve në qendër të vendimmarrjes
Prania juaj është e rëndësishme.
Buxheti është i juaji.
Zhvillimi ndërtohet së bashku.
Ju mirëpresim!

Kryetari i Komunës së Bogovinë, z. Besnik Emshiu shpëndau 32 vendime pune arsimtarëve të lëmive të ndryshme të shkollave fillore të kësaj komune, edhe atë:
Të gjithë arsimtarëve, kryetari iu dëshiroi shëndet, suksese dhe përkushtim maksimal në punën e tyre të shenjtë!

Komuna e Bogovinës i bashkohet fushatës “Komuna në pëllëmbë të dorës“.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë mbështetjen tonë për fushatën “Komuna në pëllëmbë të dorës”, një nismë që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale përmes përdorimit të përmirësuar të faqeve të internetit të komunave.
Fushata u përgatit nga Projekti i USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Komuna jonë bashkëpunon në mënyrë aktive me këtë projekt me qëllim për të:
Qëllimi i fushatës “Komuna në pëllëmbë të dorës” është informimi i qytetarëve dhe bizneseve për të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe për t’u siguruar atyre qasje më të lehtë në shërbimet komunale.
Në kuadër të fushatës, ne do të përditësojmë rregullisht kanalet tona të komunikimit me informacione të reja nën juridiksionin e komunës, të cilat do të inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të informohen në mënyrë aktive për funksionimin e komunës.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të mbështesin fushatën, e cila do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në vetëqeverisjen lokale.
Përfshihuni në krijimin e një komune transparente
Mëso më shumë për:
Komuna në pëllëmbë të dorës (al)
Më 12.01.2024, në restorant “Floar” në prani të qytetarëve Komuna e Bogovinës realizoi me sukses sesionin e Forumit të pestë në bashkësi, forume të cilat organizohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal – Faza 2”, të financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria për vetëqeverisje lokale dhe të kofinancuar nga UNDP dhe kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel komunal.
Në sesionin e pestë të forumit u bë prezantimi i projektit prioritar, gjegjësisht u dhanë informacione lidhur me implementimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit në vendbanimin Pirok” i cili u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal – Faza 2”.
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre të rëndësishme për implementim të suksesshëm të forumeve si dhe për kontributin e dhënë gjatë propozimeve të projekteve të shumta, të cilat janë shumë të nevojshme që të realizohen në Komunën e Bogovinës. Të gjitha këto do t’i shërbejnë Komunës në planifikimin e aktiviteteve dhe zhvillimin e projekteve të ardhshme.
#FuqizimiIKëshillaveKomunal #QytetarëtNëVendTëParë #CHinMK #SDGs

Komuna e Bogovinës realizoi me sukses aktivitetin “Ligjeratë edukative – informuese për pasojat nga dhuna në familje” në shkollat fillore komunale “Abdyl Frashëri”- Bogovinë, “Sabedin Bajrami” – Kamjan, “Dervish Cara” – Pallçisht i Poshtëm dhe “Dervish Cara” – Kallnik.
Ky aktivitet u realizua në bazë të Programit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave për vitin 2023 të Komunës së Bogovinës.
Realizues të aktivitetit janë kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta Mirjeta Sinani dhe psikologet Shpresa Qamili dhe Edona Aliti.
![]()
Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu ishte në takim pune me zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve, z. Bekim Rexhepi me të cilin biseduan mbi rekonstruimin e rrugës lokale nga Bogovina drejt Novosellës dhe Urviçit si dhe ndërtimin e rrugës nga Bogovina në drejtim të Sedllarcës.
Projekti i parë është me financim të Qeverisë, derisa projekti tjetër financohet nga Banka Botërore, e me këtë rast Komuna shfrytëzon mundësinë për t’i falenderuar për bashkëpunimin.