Kryetari i Komunës së Bogovinës realizoi takim me organizatën joqeveritare Mladiinfo, me seli në Shkup dhe Multikultura, me seli në Tetovë. Në takim u bisedua për formimin e Youthbanks apo Bankat për të rinjtë në Komunën e Bogovinës, qëllimi i së cilës është që të rinjtë sa më shumë të përfshihen në projektet komunale, dhënien e ideve si dhe përpilimin e projekteve që do të ndihmonin në zgjidhjen e ndonjë problemi lokal.
Kryetari i Komunës së Bogovinës premtoi se për vitin e ardhshëm tashmë janë planifikuar disa mjete financiare për zhvillimin e këtij projekti dhe për formimin e Bankave për të rinjtë.