Në Komunën e Bogovinës, në vendbanimin Kamjan sot u bë hapja solemne e çerdhes komunale “Jeta”, ku të pranishëm ishin ministrja për punë dhe politikë sociale, znj. Jovana Trencevska, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Naser Nuredini, specialistja për arsim, znj. Bojana Naceva, sekretari shtetëror, z. Resmi Ejupi dhe drejtoresha e çerdhes, znj. Afërdita Imeri.

Për mua si kryetar ishte e një rëndësie tejet të madhe që së bashku sot, me një numër të madh miqësh e bashkëpunëtorësh, bëmë hapjen solemne të çerdhes komunale në Kamjan. Jam shumë mirënjohës dhe falenderues për përkrahjen që është bërë si nga Ministria për punë dhe politikë sociale, poashtu edhe nga Banka Botërore.

Ngadalë, por me hapa të sigurtë ne si udhëheqësi komunale me këto projekte dëshmojmë se jemi në shërbim të qytetarëve, ndëgjojmë zërin e tyre dhe realizojmë projekte si ky, që kanë për qëllim inkluzivitetin social.