Ashtu siç ka siguruar makineri të tjera, Komuna e Bogovinës edhe sot arriti të sigurojë edhe një makinë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve e cila do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve komunale të ofruara nga NPK Sharri duke mundësuar kështu menaxhim më efikas në mirëmbajtjen e vazhdueshme të pastërtisë publike.

Makina në fjalë është siguruar përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale që është zbatuar nga Ministria e financave dhe është mbështetur nga Banka Botërore.