Më 17.03.2023, në restorant “Floar” në prani të rreth 80 qytetarëve Komuna e Bogovinës realizoi me sukses sesionin e Forumit të dytë në bashkësi, forume të cilat organizohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal – Faza 2”, të financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria për vetëqeverisje lokale dhe të kofinancuar nga UNDP dhe kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel komunal.

Në sesionin e dytë të Forumit moderatori prezantoi kriteret për zgjedhjen e projektit dhe më pas nga ana e qytetarëve u prezantuan propozim – konceptet, të cilat do të jenë zgjidhje e problematikave të shumta që hasin ata si qytetarë.  Këto propozim – koncepte kanë dalur nga propozimet e qytetarëve në sesionin e parë dhe janë në sferën e infrastrukturës komunale. Në vazhdim, propozim – konceptet do të përpunohen në formë të propozim – projekteve dhe ato më prioritare do të financohen nga ana e projektit dhe me bashkëfinancim të komunës.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe kontributin e dhënë.

@EmbassyofSwitzerlandinNorthMacedonia @Мinistriapërvetëqeverisjelokale @UNDPMK

#FuqizimiiKëshillaveKomunal #EMC2 #CitizensComeFirst #CHinMK