Komuna e Bogovinës ka mundësuar instalimin e nxemjeve qendrore në shkollën fillore “Dervish Cara” të vendbanimit Kallnik, shkollë e cila më herët gjatë periudhës së dimrit është ngrohur përmes koftorëve.

Instalimi i këtyre nxemjeve qendrore do të plotësojë kushtin më elementar për çdo punonjës dhe nxënës të kësaj shkolle në kohërat e ftohta të dimrit.