Sot, në hapësirat e Ministrisë së Financave ishte prezent kryetari i Komunës së Bogovinës gjatë nënshkrimit zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrugëve lokale.

Ky dokumentacion është përgatitur nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP) dhe financohet nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (Banka Botërore).