Komuna e Bogovinës pas furnizimit me dy eskavatorë që shfrytëzohen tani më për nevojat e ndërmarrjes publike “Sharri”, dukshëm po përmirëson cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ekipe të NP “Sharri” gjatë këtyre ditëve janë duke e riparuar linjën e ujësjellësit në fshatin Pallçisht. Në kuadër të këtij projekt riparohet linja e dëmtuar e ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht, respektivisht vendosen tubacione të reja me gjatësi prej 70 metrash.

Gjithashtu, projekti parasheh edhe ndërtimin e kaptazhit të ri ku do të grumbullohen ujëra nga më shumë burime, me çka do të rritet edhe kapaciteti i ujësjellësit, ndërsa riparohet edhe rezervuari ekzistues i ujit.