Komuna e Bogovinës mori pëlqim për financimin e hapjes së çerdhes në nivel komunal

Pas një sërë vendimesh të miratuara për përmirësimin e infrastrukturës komunale, ju njoftojmë se sot Komuna e Bogovinës fitoi grant nga ana e Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe mori pëlqim për financimin e hapjes së çerdhes në nivel komunal.

Ministria për punë dhe politikë sociale lajmëron që aplikimi i Komunës së Bogovinës  për marrjen e një granti për krijimin e vendeve shtesë në institucionet parashkollore përmes ndërtimit të çerdheve të reja dhe përmes përmirësimeve dhe përshtatjeve të objekteve ekzistuese është përzgjedhur për financim.

Miratohet vendimi për mjete financiare nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për Komunën e Bogovinës

Komuna e Bogovinës sot pranoi vendimin për miratim të mjeteve të kërkuara financiare nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Ky është vendimi i tretë i miratuar nga ky Agjencion dhe përfshihen mjete financiare në vlerë prej 6.320.980,00 denarë, të cilat do të shfrytëzohen për ndërtimin e rrugës lokale në vendbanimin Kamjan prej te rruga rajonale R-402 deri tek posta në Kamjan.

Z. Xhemaili mirëpriti në zyrën e tij përfaqësuesit e OSBE-së

Gjatë ditës së djeshme, z. Albon Xhemaili realizoi takim me përfaqësuesit e OSBE-së dhe me disa nga anëtarët e këshillit të Komunës së Bogovinës.

Në takim u diskutua për miratimin e një politike për zhvillimin e akteve komunale, të cilën anëtarët e këshillit do t’a shfrytëzojnë si udhërrëfyes për zhvillimin e politikave dhe akteve komunale si dhe miratimin e një politike specifike – një kod etik për anëtarët e këshillit ose një politikë për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal.

Kryetari i komunës takim pune me përfaqësuesit e shoqatës “Multikultura”

Në takim me kryetarin e Komunës së Bogovinës sot ishin përfaqësuesit e shoqatës “Multikultura”.

Qëllimi i këtij takimi ishte aktivizimi rinor dhe motivimi i të rinjve për t’u bashkuar dhe biseduar në forma kreative për problemet rinore të dekadës së fundit, ku përmes formave të edukimit joformal të trajtojnë problemet me të cilat ballafaqohen ata në përditshmëri dhe të edukohen në tejkalimin e të njëjtave.

Aktivitetet e lartëpërmendura do të implementohen gjatë kampusit veror që do të organizohet në Malin Sharr, saktësisht tek shtëpitë malore në Komunën e Bogovinës, gjatë periudhës korrik-gusht. Target grupi i këtij aktiviteti do të jenë grupmosha 15-30 vjeç nga Komuna e Bogovinës dhe Komuna e Tetovës.

 

Ligjeratë për dëmet e diabetit mbi sytë nga oftalmologu i ordinancës “Sistina Oftalmologjia” për qytetarët e Komunës së Bogovinës

Në ambientet e shkollës fillore “Abdyl Frashëri”- Bogovinë, dje u mbajt ligjeratë për dëmet e diabetit mbi sytë nga oftalmologu i ordinancës “Sistina Oftalmologjia”- Tetovë.

Poashtu, ekipi i ordinancës bëri matje të sheqerit në gjak falas për qytetarët që ishin prezent.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili falënderoi ekipin e ordinancës për organizimin e kontrolleve pa pagesë dhe për ligjeratën e mbajtur gjatë ditës së sotshme.

 

Komunës së Bogovinës iu ndanë mjete financiare nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural

Edhe këtë javë Komunës së Bogovinës iu ndanë mjete financiare nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural në vlerë prej 11.228.040,00 denarë për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës prej Swiss Center – Bogovinë deri në Sellarcë të Epërme, paralelisht me rrugën magjistrale M-4.

Komuna vazhdimisht përpiqet për sigurimin e mjeteve financiare nga donatorë të ndryshëm vendas dhe ndërkombëtar për realizimin e projekteve nga lëmi të ndryshme për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Kryetari i komunës mori vendim për miratim të mjeteve të kërkuara financiare nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës z. Albon Xhemaili mori vendim për miratim të mjeteve të kërkuara financiare nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Nga ky Agjencion, Komunës së Bogovinës iu miratuan mjete në vlerë prej 19.984.812,00 denarë, me çka do të bëhet përpilimi i planeve urbanistike për disa vendbanime të Komunës së Bogovinës.

Përmirësim i infrastrukturës rrugore në Komunën e Bogovinës

Komuna e Bogovinës vazhdon me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në nivel komunal. Punimet e rradhës janë në rrugën regjionale Kallnik – Pirok (rruga 101 pn).

Lajmërohen të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe mirëkuptim gjatë periudhës së punimeve në këtë aks rrugor.

Komuna, poashtu siguron se do të vazhdojë me projekte tjera për ngritjen e nivelit infrastrukturor në territorin e Komunës së Bogovinës.