Kryetari i komunës ndau mirënjohje për semimaturantët e suksesshëm

Në bazë të programit për arsim të miratuar nga këshilli komunal, kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili sot në zyrën e tij mirëpriti semimaturantët me sukses të dalluar të shkollave të Komunës së Bogovinës.

Kryetari tha që ndjehet krenar për nxënësit e tillë dhe u dëshiroi suksese të mëtejme gjatë procesit edukativo-arsimor.

Në fund, kryetari ndau mirënjohje për të gjithë nxënësit që ishin prezent.