Kryetari i komunës në takim pune me përfaqësuesit e Qendrës për edukim dhe zhvillim – CED

Sot, në takim me kryetarin e Komunës së Bogovinës ishin përfaqësuesit e Qendrës për edukim dhe zhvillim – CED. Ata biseduan rreth projektit “Youth Empowerment in Rural Areas” (“Fuqizimi i të rinjve në zonat rurale”), projekt i mbështetur nga Forumi Edukativ Rinor.
Qëllimet e përgjithshme të projektit janë krijimi i mekanizmave institucional dhe forcimi i kapaciteteve rinore për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse si dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për marrjen e përgjegjësisë sociale në disa fusha, pra të rinjtë të jenë drejtuesit e ndryshimit për një shoqëri përgjegjëse në Komunën e Bogovinës.

 

 

Aktivitete të shkollave fillore komunale

Në shkollën fillore komunale “Sabedin Bajrami”- Kamjan u realizuan garat komunale në futboll dhe volejboll, ku pjesëmarrës ishin të gjitha shkollat fillore të Komunës së Bogovinës.
Futboll
Vendi i parë: SH.F.K. “Sabedin Bajrami”, Kamjan.
Vendi i dytë: SH.F.K. “Sami Frashëri”, Pirok.
Vendi tretë: SH.F.K. “Dervish Cara”, Pallçisht i Poshtëm.
Volejboll
Vendi i parë: SH.F.K. “Abdyl Frashëri”, Bogovinë.
Vendi i dytë: SH.F.K. “Dervish Cara”, Pallçisht i Poshtëm.
Vendi i tretë: SH.F.K. “Sabedin Bajrami”, Kamjan.
Në fund nga ana e kryetarit të komunës, z. Albon Xhemaili u bë ndarja e mirënjohjeve për arsimtarët si dhe shkollave për pjesëmarrjen, si dhe u dhurua nga një top futbolli dhe volejbolli për të gjitha shkollat pjesëmarrëse.

Në shkollën fillore komunale “Sami Frashëri”- Pirok u realizuan garat komunale “Semafori për fëmijë 2019”, në të cilat u zgjodhën nxënësit që do ta përfaqësojnë ekipin komunal në garat republikane. Gjithashtu, u shpërndanë mirënjohje për arsimtarët dhe nxënësit pjesëmarrës në këto gara.

Vizitë nga nxënësit e shkollës fillore “Sabedin Bajrami”

Më 24.04.2019, Komunën e Bogovinës e vizituan nxënësit e shkollës fillore komunale “Sabedin Bajrami”.
Nxënësit patën rastin të takohen me kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili, i cili u dha sqarime të shumta për rolin e komunës për qytetarët, mënyrën e funksionimit të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimet të cilat ua ofron administrata qytetarëve të kësaj komune.

 

Z. Xhemaili në hapjen solemne të Shoqatës “DR. ARIF SELMANI”

Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili me datë 20.04.2019 ishte prezent në themelimin e Shoqatës “DR. ARIF SELMANI” nga rinia e fshatit Sellarcë e Epërme.
Gjatë fjalimit kryetari i uroi të gjithë iniciatorët për themelimin e kësaj Shoqate si dhe potencoi që ishte privilegj i madh që ishte i ftuar në këtë eveniment. Gjithashtu, bëri apel deri tek udhëheqësia që në të ardhmen të punojnë vetëm në dobi të komunitetit ku ato i përfaqësojnë, por edhe që në asnjë mënyrë mos t’a politizojnë të njejtën.
Dhe si përfundim, kryetari apeloi deri tek organet e Shoqatës se zyra e kryetarit dhe Komuna e Bogovinës janë të hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat, kuptohet me mundësitë që ka komuna.

 

Z. Albon Xhemaili në bisedime me ministrin për Vetëqeverisje Lokale, z. Suhejl Fazliu

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu sot priti në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili me të cilin biseduan për aktivitetet aktuale në këtë komunë, planet zhvillimore, zgjidhja e problemeve infrastrukturore dhe mundësitë për shfrytëzimin e fondeve shtetërore të dedikuara për komunat dhe fondet nga Bashkësia Evropiane.
Ministri Fazliu u shpreh i gatshëm për të mbështetur iniciativat nga Komuna e Bogovinës, duke theksuar nga njëra anë mundësitë e kufizuara të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe nga ana tjetër mundësitë e shumta që ofrojnë fondet nga buxheti i shtetit dhe fondet e BE- së.
Gjatë takimit, kryetari z. Xhemaili falënderoi ministrin Fazliu për mundësinë e financimit të projekteve të Komunës së Bogovinës. Projektet që do të financohen nga rajonet planore janë: prokurimi i makinerive për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, si dhe projekti për ndërtimin dhe përmirësimi i kanalizimit fekal në rajonin e Pollogut.
Poashtu, si projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili implementohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP është prokurimi i kontejnerëve të mbeturinave për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave komunale, që do t’i ofrojnë komunës përmirësim të higjienës dhe mjedisit.
Ministri Fazliu ju bëri thirrje që të shfrytëzohet mundësia që të aplikohet me projekt tek thirrja e cila është aktualisht e hapur me programën e bashkëpunimit ndërkufitar, mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si dhe mundësi të tjera do të kenë edhe me thirrjen e cila do te jetë në muajt në vijim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.
Në fund të takimit, ministri Fazliu tha se Ministria për Vetëqeverisje Lokale është e hapur për bashkëpunim me të gjitha kapacitetet që disponon për bashkëpunim të frytshëm në interes të qytetarëve.

Projekti “Ekspozitë e pikturave”

Sot, në shkollën fillore komunale “Sabedin Bajrami” – Kamjan u realizua projekti “Ekspozitë e pikturave”.
Në këtë projekt morën pjesë nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Bogovinës me punimet e tyre. Ky projekt materialisht u ndihmua nga Ministria e Kulturës në kuadër të programës vjetore.
Gjithashtu, u ndanë dhurata për të gjithë nxënësit pjesëmarrës si dhe arsimtarët e tyre.
Falënderojmë nxënësit, arsimtarët, TV Uskanën si dhe Ministrinë e Kulturës për realizimin e këtij projekti.

Komuna e Bogovinës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën e Turizmit të RMV

Në takimin e sotshëm të kryetarit të Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili me përfaqësuesit e Odës së Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në fushën e turizmit, për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre, në mënyrë që të arrihet një bashkëpunim i dobishëm.

Ky memorandum ka për qëllim shkëmbimin e përvojave të tërheqjes së turistëve, që poashtu paraqet një faktor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Aprovohet nga USAID- i projekti për instalimin e nxemjes qendore në shkollën fillore “Sabedin Bajrami”

Sot, Komuna e Bogovinës ka pranuar rezultatet e shpallura nga USAID- i për financimin e dymbëdhjetë shkollave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht renovimin e tyre.
Në këtë thirrje, komuna aplikoi për instalimin e nxemjes qendrore të shkollës fillore “Sabedin Bajrami” në vendbanimin Sellarcë e Epërme. Nga rezultatet e shpallura nga USAID- i, projekti për instalimin e nxemjes qendrore në këtë shkollë është aprovuar dhe është një ndër dymbëdhjetë shkollat, renovimi i të cilave do të financohet nga ky projekt.