Sot, Komuna e Bogovinës ka pranuar rezultatet e shpallura nga USAID- i për financimin e dymbëdhjetë shkollave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht renovimin e tyre.
Në këtë thirrje, komuna aplikoi për instalimin e nxemjes qendrore të shkollës fillore “Sabedin Bajrami” në vendbanimin Sellarcë e Epërme. Nga rezultatet e shpallura nga USAID- i, projekti për instalimin e nxemjes qendrore në këtë shkollë është aprovuar dhe është një ndër dymbëdhjetë shkollat, renovimi i të cilave do të financohet nga ky projekt.