Komuna e Bogovinës vazhdon me punimet e rrugës në Bogovinë

Komuna e Bogovinës filloi punimet e rrugës së a.q. “Rruga e Ismailhakiut” në fshatin Bogovinë. Kjo rrugë përfshin një sipërfaqe prej 500 m2. Financimi për punimet e rrugës është realizuar nga ana e komunës dhe qytetarëve të këtij vendbanimi.

Vazhdojmë me punimet në projektet e rradhës për të ngritur nivelin e infrastrukturës në territorin e Komunës së Bogovinës.

Pastrimi i rrugës Bogovinë – Novosellë

Në emrin tim personal dua të falënderoj të gjithë banorët e vendbanimit Novosellë për aksionin e ndërmarrë me qëllim të pastrimit dhe meremetimit të rrugës Bogovinë – Novosellë, që do të ndihmonte qytetarët për lëvizje më të sigurt gjatë sezonit dimëror.
Komuna e Bogovinës do të vazhdojë me angazhimin edhe më tej për një ambient të pastër jetësor.
Falënderim dhe respekt për të gjithë ata që morën pjesë në këtë aksion!

Albon Xhemaili

 

Përfunduan punimet e rrugës në fshatin Sedllarcë e Epërme

Komuna e Bogovinës përfundoi punimet e rrugës së a.q. “Rruga e Asanit” në fshatin Sedllarcë e Epërme, rrugë kjo e cila përfshin një sipërfaqe prej 700 m2. Ky projekt ishte i finansuar nga ana e komunës dhe qytetarëve të këtij vendbanimi.
Njëkohësisht, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë ata të cilët ndihmuan gjatë rregullimit të kësaj rruge dhe shpresojmë se bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë edhe për projekte tjera.

Z. Albon Xhemaili realizoi takim me përfaqësuesit e shoqatës “Zogu i kaltër”

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Albon Xhemaili realizoi takim me përfaqësuesit e shoqatës “Zogu i kaltër”, shoqatë kjo e cila kujdeset për fëmijët me nevoja të veçanta.

Komuna e Bogovinës bashkë me shoqatën “Zogu i kaltër” tashmë disa herë kanë organizuar takime me prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe janë bërë diskutime rreth problemeve me të cilat ballafaqohen ata.

Në takimin e sotshëm, kryesisht u diskutua për mundësitë e ndërtimit të një qendre ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Bogovinës.