28 Nëntori i vitit 1912 shënon një datë shumë të rëndësishme për çdo Shqipëtar!
Në këtë ditë të shenjtë shpreh urimet e mia më të sinqerta, ashtu siç e ndien secili nga ne këtë festë!
Urime sot e për shumë mote Festën e FLAMURIT!
Albon Xhemaili
Komuna e Bogovinës vazhdon me projektet për ndryshime të infrastrukturës rrugore në territorin e saj.
Sot, përfunduan punimet e rrugës së a.q. “Rruga e Ekremit”, në vendbanimin Zherovjan.
Komuna shfrytëzon rastin të falënderojë të gjithë qytetarët, të cilët kontribuan gjatë rregullimit të kësaj rruge.
Vazhdojmë me projekte të rradhës!
Kryetari i Komunës së Bogovinës realizoi takim me organizatën joqeveritare Mladiinfo, me seli në Shkup dhe Multikultura, me seli në Tetovë. Në takim u bisedua për formimin e Youthbanks apo Bankat për të rinjtë në Komunën e Bogovinës, qëllimi i së cilës është që të rinjtë sa më shumë të përfshihen në projektet komunale, dhënien e ideve si dhe përpilimin e projekteve që do të ndihmonin në zgjidhjen e ndonjë problemi lokal.
Kryetari i Komunës së Bogovinës premtoi se për vitin e ardhshëm tashmë janë planifikuar disa mjete financiare për zhvillimin e këtij projekti dhe për formimin e Bankave për të rinjtë.
Të nderuar banorë të Komunës së Bogovinës,
Sot festojmë një nga ditët më të rëndësishme për kombin tonë. Unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe shënon bashkimin kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve. Veçantia e popullit tonë ndaj popujve të cilët na rrethojnë është pikërisht gjuha jonë unike dhe nga më të lashtat. Diverziteti dialektik i gjuhës shqipe e unifikuar në Manastir nga mendjet më të ndritura të shqiptarisë është pikërisht edhe pasuria jonë kombëtare.
Të nderuar, të jemi krenar me gjuhën tonë dhe të mos lejojmë që kjo pasuri e jona të nënçmohet dhe të vendoset në kornizat e përqindjeve.
Urime Dita e Alfabetit të nderuar banorë të Komunës së Bogovinës!
Kryetar i Komunës së Bogovinës
Albon Xhemaili
Më 21.11.2018, u përmbyll realizimi i trotuarit në fshatin Zherovjan, me qëllim që këmbësorëve t’iu mundësohet lëvizje e lirë dhe e sigurt.
Komuna e Bogovinës, nën udhëheqjen e kryetarit z. Albon Xhemaili, do të vazhdojë me projektet që do të ndikojnë në rritjen e kualitetit të jetës së banorëve të Komunës së Bogovinës.
Realizohet rregullimi i rrugës në qendër të vendbanimit Sedllarcë, e cila është financuar nga ana e komunës dhe vetë qytetarëve të vendbanimit Sedllarcë.
Komuna falënderon të gjithë ata të cilët kontribuan gjatë punimeve të kësaj rruge, duke shpresuar që të vazhdojë bashkëpunimi me qytetarët edhe për rrugica të tjera.