Sot, projekti “Të mësojmë për film” u realizua në shkollën e fshatit Pirok dhe Kamjan, ku të pranishëm ishin edhe drejtorët e shkollave si dhe disa arsimtarë.
Projekti “Të mësojmë për film” realizohet nga SH.K.H “E Vërteta”- Bogovinë duke u mbështetur nga Ministria e Kulturës. Falënderojmë Ministrinë e Kulturës për mbështetjen, profesorin universitar Senad Abduli, aktorin Elmir Sejfullai dhe Hamide Sejfullain për angazhimin e tyre si dhe drejtoritë e shkollave pa të cilët nuk do të realizohej ky projekt.