Më 06.11.2019, në Komunën e Bogovinës është vendosur gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në vendbanimin Kamjan. Në aktin solemn ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Bogovinës z. Albon Xhemaili, ministri i Kulturës z. Hysni Ismaili dhe kryetari i partisë Alternativa z. Afrim Gashi.

“Themelimi dhe vënia në funksion e sa më shumë institucioneve do të thotë një decentralizim sa më i mirëfillt, më i pavarur dhe një mundësi e të shprehurit të artistëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë Komunë” tha kryetari i Komunës dhe më pas i falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.

Ndërtimi i objektit është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 25 milionë denarë për fazën e parë dhe do të vazhdohet me ndarjen e buxhetit edhe për fazat në vijim deri në finalizim të këtij projekti.