Sot, në Komunën e Bogovinës u realizua takimi ndërmjet kryetarit të Komunës së Bogovinës dhe ekipit të Institutit për lidership dhe politikë publike.
Takimi kishte për qëllim prezantimin e projektit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në partneritet me ILPP-në. Projekti ka të bëjë me angazhimin e grave në vendimmarrje dhe politikëbërje dhe kryesisht mbështetet në dy shtylla: aktivitetet para zgjedhjeve lokale dhe aktivitetet pas zgjedhjeve.