Sot, në Komunën e Bogovinës u organizua manifestim në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut.
Në këtë manifestim të pranishëm ishin ambasadorja e Zvicrës, znj. Veronik Hulman, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Naser Nuredini, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, z. Armen Grigorian dhe kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu.
Kryetari shprehu falënderime të shumta për Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen financiare që po bën vazhdimisht në Komunën tonë, për UNDP-në që po bën implementimin e këtyre projekteve kapitale si dhe Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor si një përkrahës dhe partner shumë të rëndësishëm në gjithë këtë proces.