Komuna e Bogovinës vazhdon me projektet ekologjike që kanë për qëllim përmirësimin e ambientit jetësor në vendbanimet e Komunës së Bogovinës.

Me projektin e rradhës ndërmarrja “Sharri” furnizohet me 43 kosha për mbeturina plastike, të cilat do të shërbejnë për reciklimin e tyre në të gjithë territorin e Komunës së Bogovinës.