Ndërmarrja publike Sharri është themeluar me vendim të Këshillit Komunal, ku mes të tjerash Ndërrmarrja është e regjistruar në regjistrin qendror, posedon llogari bankare, vulat dhe Statutin, permanent Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrja ka dhe organet e veta. Organet e ndërmarrjes janë:

-Këshilli drejtues

-Këshilli mbikëqyrës, dhe

-Drejtori

Npk Sharri funksionon që nga viti 1999/2000,me Ligjin e ri të pushtetit lokal decentralizimin e pushtetit nga 2005 bëhet bashkimi i dy Komunave dhe bashkimi i dy Ndërrmarrjeve publike, nga bashkimi e këndej Npk Sharri veprimtarinë e vet e shtrinë në nëntë ( 9 ) vendbanime nga gjithësejt pesmbëdhjet       ( 15 ) vendbanime  të Komunës së Bogovinës.

Si veprimtari kryesore e Npk Sharri-it, është bartja e mbeturinave.

NPK “SHARRI”, bartjen e mbeturinave e kryen një herë në javë për amvisëritë, kurse për veprimtaritë afariste, dy herë në javë. Bartja e mbeturinave kryhet me mjet transportues, gjegjësisht kamion, kurse mbeturinat transportohen në deponi.

Si veprimtari e dytë e Npk Sharri-it  është menaxhimi i ujit për pije  në vendbanimet e Komunës së Bogovinës, Npk Sharri kujdeset për mirëmbajtjen e sistemeve të ujit, rindërtimi dhe sanimi i sistemeve të ujit, ndërtimi i pusetave në sistemet e ujit, mirëmbajtja dhe pastrimi i rezervoarve të ujit, klorimi dhe dezinfektimi I ujit për pije, vazhdimi i montimit të  ujëmatësve për të gjithë amvisëritë dhe objektet afariste, në teritorrin e Komunës së Bogovinës.

Në vazhdim  raporti  prezantohet me  numrin e përgjithshëm i parapaguesve në Komunën e Bogovinës

Vendbanimet Amvisëritë Afaristët
1.       Bogovinë 1.343 173
2.       Pirok 1001 78
3.       Kamjan 1069 103
4.       Pallçisht 897 56
5.       Sedllarcë e Epërme 415 26
6.       Kallnik 328 15
7.       Siniçan 297 22
8.       Zhervojan 264 23
9.       Rakovec 144 4

Në total shërbime komunale nga Npk Sharri marrin 5758 amvisëri dhe 500 afaristë.

Pagesa për shfrytëzimin e shërbimeve të ndërmarrjes është:

  • Amvisëri – 200 denarë në muaj për mbeturinat,
  • Mërgimtarët – 100 denare në muaj,
  • Afaristët nga 300 den deri në 3.000 den në muaj, varësisht nga lloji i veprimtarisë

Kurse pagesat e ujit janë :

  • Amvisëri 5 den m3 ujë
  • Afaristë 10 den m3 ujë
  • Autolarjet 20 den m3 ujë
  • Kërkesa për kyçje të ujit 500 den
  • Kyçja e ujit 12,000 den

Ky vendim për sjelljen e këtyre çmimeve u soll nga Këshilli komunal i Komunës së Bogovinës, me kërkesë nga drejtori dhe Këshilli udhëheqës i ndërmarrjes.

Ndërmarrja numëron 24 ( njëzet e katër ) të punësuar, në pozicionet vijuese:

  • Drejtori i ndërmarrjes;
  • Administratorë ( tre realizues );
  • Arkëtarë ( pesë realizues );
  • Punëtorë fizik ( katër realizues );
  • Pastrues publik ( dy realizues );
  • Shoferë të mjetit transportues ( dy realizues );
  • Mirëmbajtës të sistemit të ujit ( gjashtë realizues )
  • Redar-Kujdestarë komunal ( një realizes )

Nga gjithsej të punësuarit në ndërmarrje, disa prej tyre janë me vendim, gjegjësisht me kohë të pacaktuar, e disa me kontratë në vepër, gjegjësisht me kohë të caktuar në marrdhënie pune.