Në bazë të programit për arsim, kryetari i Komunës së Bogovinës sot ndau mirënjohje për nxënësit e shkollave fillore pjesëmarrës në gara në lëndën e historisë.

Gjithashtu, kryetari ndau mirënjohje edhe për arsimtarët e lëndës së historisë, për punën e tyre të palodhshme për rezultatet e arritura të nxënësve, duke iu uruar suksese në vazhdimësi gjatë procesit edukativo-arsimor.