Dje, kryetari i Komunës së Bogovinës zhvilloi një takim pune me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Naser Nuredini.

Në takim u diskutua për aktivitetet e nevojshme përgatitore për realizimin e projektit për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Pallçisht, si dhe mbështetjen e nevojshme për rishikimin dhe plotësimin e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve për ujërat e zeza në vendbanimet Pirok dhe Pallçisht.

Gjithashtu, u diskutua edhe për progresin e punimeve ndërtimore të projektit aktual për ndërtimin e sistemit për bartjen e ujërave të zeza komunale në vendbanimin Bogovinë dhe vendbanimin Kamjan, për të cilën MMJPH ka ofruar mbështetje financiare.