Më datë 18.12.2020, Komuna e Bogovinës siguroi edhe dy makina të tjera, të cilat do të shërbejnë për pastrimin e hapësirave të gjelbërta dhe krasitjen e drunjëve, me çka do të mundësojnë mirëmbajtje më efikase të pastërtisë publike në Komunë. Këto makineri janë siguruar përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale realizimi i të cilit bëhet përmes njësisë së projektit të Ministrisë së Financave të mbështetur nga Banka Botërore.
Edhe njëherë duam të theksojmë që me realizimin e këtij projekti, do të përmirësohen shërbimet komunale për të gjithë qytetarët sa i përket pjesës së higjienës dhe planifikimit hapësinor në Komunën e Bogovinës.