Këshilli Rinor Lokal pranë Komunës së Bogovinës bashkë me Komunën, në mënyrë të suksesshme shënoi Ditën e Europës – 9 Majin, me panelistë të sferave të ndryshme. Për një gjë u pajtuam që të gjithë, për ne dielli lind në perëndim dhe ne duke u ngritur profesionalisht e duke u trajnuar jashtë vendit të mos harrojmë që të kthehemi në vendlindje, pasi ne i duhemi këtij vendi dhe anasjelltas.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje, për panelistët u ndanë libra me motive kombëtare për të qenë një shtyllë e fortë për të mos i harruar rrënjët nga jemi, pavarësisht se ku do të na dërgojnë erëra të ndryshme.
Kryetari i Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Bogovinës, z.Diturim Xheladini bashkë me të gjithë aktivistët dhe organizatorët falënderuan të gjithë për pjesëmarrjen në këtë event.