Gjatë ditës së sotme u realizua një takim ndërmjet kryetarit të Komunës së Bogovinës, drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të gjuhës Ylber Sela dhe disa nga mësimdhënësit e lëndës së gjuhës shqipe të shkollave të Komunës. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i problemeve eventuale që shfaqen gjatë mësimit të gjuhës shqipe nga nxënësit.

Kryetari i Komunës shprehu gatishmëri për një bashkëpunim ndërmjet Komunës së Bogovinës dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, për ndërtimin e një strategjie të përbashkët për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të gjuhës shqipe, veçanërisht në aspektin e zbatimit të standardit gjuhësor.