Më 03.03.2023, në restorant “Floar” me prezencën e rreth 100 qytetarëve të saj Komuna e Bogovinës realizoi me sukses sesionin e Forumit të parë në bashkësi, forume të cilat organizohen në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal – Faza 2”, të financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria për vetëqeverisje lokale dhe të kofinancuar nga UNDP dhe kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel komunal.
Në këtë forum kishte pjesëmarrës aktiv nga profile, vendbanime dhe institucione të ndryshme, të gjithë duke dhënë kontributin e tyre dhe duke shprehur problematikat e ndryshme që hasin ata si qytetarë të Komunës së Bogovinës.
Tema prioritare e këtij forumi u përzgjodh infrastruktura dhe në kuadër të së njëjtës qytetarët do të punojnë në gjenerimin e ideve dhe krijimin e projekteve konkrete që do të financohen nga projekti dhe do të bashkë-financohen nga komuna. Vlera e përgjithshme e paraparë për projekte arrin deri në 40.000 dollarë, të cilat do të shfrytëzohen për financim të projekteve që do të përzgjidhen në këto forume nga ana e qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Bogovinës falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e tyre dhe kontributin e dhënë.