Më 04.07.2022, kryetari i Komunës së Bogovinës ishte prezent në hapjen solemne të Ujëvarave të Kamjanit, event i organizuar nga shoqata “Eco Kamjan”. Në këtë event ishte prezent presidenti z. Stevo Pendarovski, ministrin z. Naser Nuredini, drejtori z. Ibrahim Dehari dhe kryetari i BL të fshatit Kamjan z. Mahir Rexhepi.
Kryetari Emshiu tha se vlerëson angazhimin e të gjithëve në rregullimin e shtegut për këmbësorë dhe lokacionet në 8 ujëvarat e fshatit Kamjan si një pasuri natyrore që tërheqin me të madhe kohës së fundit turist nga mbarë vendi dhe më gjerë.
Komuna e Bogovinës do të jetë gjithnjë e gatshme që të përkrahë dhe investojë në iniciativa të tilla të cilat kanë të bëjnë me kultivimin dhe kujdesin ndaj natyrës si dhe mundësinë që banorët e komunës por edhe mbarë qytetarët tjerë të shijojnë bukuritë natyrore të malit Sharr.