Njësia për udhëheqje me resurse njerëzore i kryen këto punë:

  • Kryen punët që kanë të bëjnë me përcjelljen dhe aplikimin ligjeve dhe akteve tjera të përgjithshme;
  • Përgatitjen e akteve që kanë të bëjnë me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve;
  • Siguron koordinim të udhëheqjes me procese dhe resurse njerëzore- aftësim profesional, edukim, aftësimin e të punësuarve në administratën komunale;
  • Përgatit vendimin për organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e realizimit të punëve në administratën komunale, rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës si dhe ndryshimet dhe plotësimet e këtyre akteve;
  • Realizon komunikim dhe bashkëpunim të rregullt me njësitë tjera për resurse njerëzore të organeve të administratës, me qëllim të zbulimit të potencialeve njerëzore dhe jep propozim për punësim pa shpallje publike nga një organ në tjetrin;
  • Organizimin e mbledhjeve të komisionit për procedura disciplinore për përcaktimin e përgjegjësisë disciplinore dhe komisionit për përgjegjësi materiale të nëpunësve administrativ;
  • Përgatit elementet kryesore të dokumenteve për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjellta gjatë aftësimit profesional të nëpunësve administrativ në organin, ndjek problematikën e kodit etik;
  • Shfrytëzon softuerin për resurset njerëzore dhe e mban bazën e të dhënave për nëpunësit administrativ, njëkohësisht kontakton me ANSH.