Aktiviteti i rradhës nga Këshilli rinor i Komunës së Bogovinës

Më 17 Tetor 2022, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit nën moton “SË BASHKU MUNDEMI”, u realizua me sukses panel diskutimi organizuar nga Këshilli rinor i Komunës së Bogovinës me mbështetje nga Komuna e Bogovinës me panelistë:– Prof. Dr Nevzat Elezi – Dekan pranë FSHM-së në UT,– Dr. Vjollca Skenderi Neziri – Onkologe në Spitalin klinik të Tetovës,– Dr. Argjend Imeri – Radiolog në Spitalin klinik të Tetovës,– Dr. Fatmir Saliu – Kirurg në Spitalin klinik të Tetovës.

Filluan punimet për ndërtimin e ujësjellësit në Pallçisht të Poshtëm

Sot, filluan punimet për realizimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Pallçisht të Poshtëm. Ky projekt pritet të realizohet në afat kohor prej 9 muajve, varësisht nga kushtet atmosferike dhe kap shumën në vlerë prej 277.000,00 euro.

Falënderimi në këtë rast shkon tek banorët e Pallçishtit të Poshtëm për durimin deri te fillimi i punimeve, administrata komunale si dhe tek pushteti qendror në krye me Ministrinë për transport dhe lidhje për gjithë angazhimin për fillimin e punimeve.

 

Projekte për rekonstruim të rrugëve

Më 30.09.2022, kryetari i Komunës së Bogovinës ka nënshkruar marrëveshje për dy projekte me drejtorin e Byrosë për zhvillim rajonal z. Ramiz Rexhepin, të cilat pritet të realizohen në fshatin Novo Sellë.

Bëhet fjalë për rekonstruim të dy rrugëve lokale edhe atë: projekt për rekonstruim të rrugës lokale në Novo Sellë në vlerë prej 7.000.000 denarë dhe projekt për rekonstruim të një rruge tjetër lokale, poashtu në Novo Sellë në vlerë prej 3.422.866 denarë.

Komuna e Bogovinës do të vazhdojë me përmirësimin e kushteve për jetesë në secilin vendbanim.