Punime infrastrukturore në Komunën e Bogovinës

Sot përfunduan punimet në rrugën që lidhë fshatin Kallnik me rrugën kryesore Tetovë – Gostivar, dhe gjithashtu nga këtu punimet filluan në një lagje tjetër të fshatit ku e njëjta do të shtrohet me begatona dhe pritet të përfundojë deri në fund të muajt prill.

     

Aksioni ekologjik “Ta pastrojmë Komunën e Bogovinës”

Aksioni ekologjik “Ta pastrojmë Komunën e Bogovinës” nga Këshilli Rinor Lokal i Komunës së Bogovinës u realizua në mënyrë të suksesshme, bashkë me Komunën e Bogovinës si dhe me ndihmën e shkollave fillore edhe atë shkolla fillore “Abdyl Frashëri” – Bogovinë dhe shkolla fillore “Sabedin Bajrami” – Kamjan, nëpërmjet nxënësve të tyre dhanë kontributin e tyre, të cilët poashtu dhanë një mesazh tek njerëzit që të mos e ndotim ambientin, ta ruajmë atë dhe të kujdesemi pasi nuk kemi planet rezervë.

Poashtu këtij aksioni ju bashkangjitën edhe vullnetarët francez dhe gjerman, të cilët na ndihmuan dhe motivuan fëmijët për rëndësinë e natyrës – për gjithë atë që na rrethon.

Aksione të tilla dhe evente ku do të kenë për qëllim të rinjtë do të vazhdojmë edhe më tutje pasi sëbashku mund të bë gjëra të mëdha.

Të vazhdojmë të kujdesemi, për ambientin tonë, aty ku jetojmë dhe për atë që na rrethon!

Z. Besnik Emshiu takim me përfaqësuesit e Platformës nacionale për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Bogovinës sot realizoi takim me përfaqësuesit e Platformës nacionale për gratë sipërmarrëse, e cila është formuar përmes projektit të kofinancuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Shoqata e grave afariste në partneritet me Shoqatën e Odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Federatën kombëtare të fermerëve dhe Fondacionin për menaxhment dhe hulumtim industrial.
Kryetari shprehu se është i gatshëm për bashkëpunim dhe nënshkruajti Deklaratën për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së grave sipërmarrëse. Me anë të kësaj, Komuna e Bogovinës do të jep kontribut të rëndësishëm në forcimin ekonomik dhe social të shoqërisë në tërësi.

Promovimi i projekteve në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut

Sot, në Komunën e Bogovinës u organizua manifestim në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut.

Në këtë manifestim të pranishëm ishin ambasadorja e Zvicrës, znj. Veronik Hulman, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Naser Nuredini, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, z. Armen Grigorian dhe kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Besnik Emshiu.

Kryetari shprehu falënderime të shumta për Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen financiare që po bën vazhdimisht në Komunën tonë, për UNDP-në që po bën implementimin e këtyre projekteve kapitale si dhe Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor si një përkrahës dhe partner shumë të rëndësishëm në gjithë këtë proces.