Sot, kryetari Albon Xhemaili me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska nënshkroi një ndër projektet më të veçanta në Komunën e Bogovinës, themelimin e Qendrës ditore për fëmijët me nevoja të posaçme.
Projekti në fjalë ka vlerë prej 21 milion denarësh, ndërkaq Qendra ditore do të ndërtohet në vendbanimin Kallnik të kësaj Komune dhe do të ketë një kapacitet për kryerjen e shërbimeve totalisht për 24 persona.
Me këtë projekt besojmë se do t’ju ofrojmë mundësi të mirë shumë familjeve që do të kenë nevojë.
Punimet për këtë projekt pritet të fillojnë në një kohë shumë të shpejt.