Vazhdojnë punimet nëpër shkollat fillore të Komunës së Bogovinës

Në kuadër të projektit për efikasitet energjetik, sot filluan punimet për fasadimin dhe izolimin e fasadës me stiropor 10 cm në shkollën fillore “Liria” të vendbanimit Zherovjan.

Poashtu, përfunduan punimet për izolimin e kulmit (çatisë) dhe plafoneve të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, Bogovinë. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me UNDP-në, në kuadër të projektit për efikasitet energjetik.

 

 

 

Komuna e Bogovinës vazhdon me punimet infrastrukturore

Komuna e Bogovinës, në vazhdimësi të punimeve për përmirësimin e nivelit infrastrukturor, filloi punimet në qendrën e vendbanimit Pirok, e cila shërben edhe si pikë stacionimi i furgonave të linjës Tetovë – Pirok dhe Pirok – Gostivar.
Njëkohësisht, realizohet edhe shtrimi i trotuarit duke u mundësuar qytetarëve qarkullim më efikas në këtë vendbanim.