Z. Xhemaili nënshkruan marrëveshjen me ministrin Hysni Ismaili për realizimin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës

Në takimin e sotshëm të kryetarit z. Albon Xhemaili me ministrin z. Hysni Ismaili në Ministrinë e Kulturës, është nënshkruar marrëveshja për realizimin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës, për të cilën janë siguruar mjete financiare në vlerë prej 25.000.000,00 denarë.

Këto mjete financiare janë siguruar vetëm për fazën e parë të projektit.

Kryetari i komunës sot nënshkruajti marrëveshjen me Ministrinë e financave

Më 25.07.2019, kryetari i Komunës së Bogovinës ishte prezent gjatë nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes me Ministrinë e financave, e financuar në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP).

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Komunës së Bogovinës, gjegjësisht përmirësimin e cilësisë dhe afatit kohor të shërbimeve komunale të ofruara nga NPK “Sharri”, mirëmbajtjen efikase të sistemeve të furnizimit me ujë, mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrugëve, pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe kanaleve atmosferike si dhe mirëmbajtjen e pastërtisë publike komunale.

 

Komuna memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e pensionistëve të Tetovës

Kryetari i Komunës së Bogovinës në mbështetje të Shoqatës së pensionistëve të Tetovës nënshkruajti memorandum bashkëpunimi, gjatë së cilës komuna do të angazhohet për sigurimin e evidencës së pensionistëve që nuk kanë përkujdesje nga familjet e tyre dhe që kanë nevojë për ndihmë medicinale; do të kujdeset për sigurim të ambienteve për qëndrim ditor dhe shoqërim të pensionistëve dhe hapësirave për mbajtjen e mbledhjeve të këshillave të kryetarëve të degëve të shoqatës; të krijojë mundësinë për pjesëmarrjen e tyre në punën e organeve të komunës në rast të problemeve që prekin interesat e pensionistëve dhe të angazhohet për krijimin e parakushteve për shprehje kulturore të anëtarëve – pensionistëve.

Z. Xhemaili zhvilloi takim me qytetarët e vendbanimit Kamjan

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Komunës së Bogovinës zhvilloi takim me qytetarët e vendbanimit Kamjan, ku prezent ishte edhe kryetari i bashkësisë lokale të Kamjanit.

Nga ky takim përveç se u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, ata u informuan edhe për projektet që do të realizohen së shpejti me mjetet financiare tashmë të siguruara nga institucionet nacionale dhe ndërkombëtare.

Takime të këtij lloji ku kryetari jep llogari para qytetarëve kishte edhe vitin e kaluar dhe do të vazhdojë edhe këtë vit në çdo vendbanim të Komunës së Bogovinës.

Kryetari i komunës nënshkruan memorandum me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), projektin e USAID- it për integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim (INRA) dhe shkollën fillore “Sabedin Bajrami”

Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës nënshkruajti memorandumin për bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ), projektin e USAID- it për integrimin ndëretnik të të rinjve në arsim (INRA) dhe shkollën fillore “Sabedin Bajrami”- Sellarcë.

Përgjegjësitë e komunës gjatë këtij projekti do të jenë: furnizimi, transporti i antifrizit dhe mbushja e rrjetit për ujë të ngrohtë; përpunimi i shtigjeve me begaton dhe pajisje për rregullimin e oborrit të shkollës; të ndihmojë gjatë monitorimit dhe evaluimit të aktiviteteve të projektit dhe të bëjë financimin e të gjitha shpenzimeve të paparashikuara që kanë të bëjnë me projektin gjatë kohës së implementimit të tij.

Komunës së Bogovinës i ndahen mjete financiare nga Ministria për Vetëqeverisje Lokale

Më 18.07.2019, Komunës së Bogovinës iu ndanë mjete financiare në vlerë prej 2.435.913 denarë nga Ministria për Vetëqeverisje Lokale – Byroja për Zhvillim Rajonal, për ndërtimin e rrugës në Pallçisht të Epërm (vendbanimi Çiflik – Kallnik).

Kontrata për realizimin e projektit “Ndërtimi i rrugës në Pallçisht të Epërm (vendbanimi Çiflik – Kallnik), Komuna e Bogovinës”

Dezinsektimi i ambienteve kundër mushkonjave në Komunën e Bogovinës

Mbrëmë, me datë 11.07.2019 duke filluar nga ora 23:30 deri në orët e hershme të mëngjesit u realizua dezinsektimi i ambienteve kundër mushkonjave në territorin e Komunës së Bogovinës, në hapësirë prej 100 hektarë.

Gjatë dezinsektimit u përfshijnë vendbanimet: Pirok, Bogovinë, Zherovjan, Siniçan, Sellarcë e Epërme, Kamjan, Pallçisht i Poshtëm dhe Kallnik.

 

Z. Xhemaili mirëpriti përfaqësuesit e UNDP- së në zyrën e tij

Kryetari i Komunës së Bogovinës sot në zyrën e tij mirëpriti përfaqësuesit e UNDP- së.

Në takim u diskutua për vazhdimësinë e projektit “Pollog rezistent ndaj vërshimeve”, projekt i cili është i mbështetur nga ambasada zvicerane dhe ka për qëllim minimizimin e prerjes së drunjve si dhe strategjinë e mundësive për investime të formave alternative për ngrohje globale.