Në vazhdën e takimeve për prezantimin dhe njohjen me vizionin e ri të Komunës së Bogovinës, kryetari z. Feti Abazi realizoi një takim zyrtar në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prit me një mikpritje të ngrohtë dhe vëllazërore nga Ambasadori Sh.T.Z. Florian Qehaja.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë, duke reflektuar lidhjet e veçanta miqësore dhe vëllazërore që Ambasadori ka me Komunën e Bogovinës.
Gjatë bisedës, kryetari e njoftoi Ambasadorin se tashmë është miratuar projekti ndërkufitar me Komunën e Mamushës, i financuar nga Bashkimi Evropian, në sferën e ambientit jetësor. Po ashtu, u dakorduan për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe atij rajonal me komunat në Kosovë.
Ambasadori ftoi kryetarin në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ftesë që e ai pranoi me shumë kënaqësi, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për përkrahjen e iniciativave të tjera ndërkufitare dhe rajonale.
