Sektori për punë juridike dhe punë të përgjithshme administrative i kryen këto punë:
- Përgatitjen e vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme dhe të veçanta nga kompetenca e këshillit dhe kryetarit;
- Përgatitjen e seancave të këshillit dhe seancave të komisioneve të tij;
- Kryen punë profesionale dhe organizative për këshillin dhe kryetarin e komunës;
- Jep mendim për aktet nga aspekti i ligjshmërisë së tyre, i ndjek dispozitat, ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
- Kryen punë profesionale dhe organizative për këshillin dhe kryetarin;
- Punë për dhënien ndihmë dhe intervenime të nevojshme juridike në sektorët dhe njësitë tjera të administratës komunale.
- Kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me informimin e qytetarëve për realizimin më të lehtë të të drejtave të tyre ;
- Punë organizativo- administrative për këshillin dhe kryetarin e komunës;
- Vepron me dokumentet e komunës dhe i ruan deri në zhdukjen e tyre, përkatësisht dorëzimin e tyre në arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë.
- Përgatitjen për mbrojtje civile, bashkësitë lokale, punës zyrtare që e përfshin pranimin, hapjen, evidentimin dhe dërgimin e akteve të organeve të komunës, punë lidhur me parkun e vozitjes, punë të tjera ndihmëse teknike.