Duke parë gjendjen e tualeteve në shkollën fillore të vendbanimit Rakovec, filluan punimet në rregullimin e tyre. Punimet do të vazhdojnë deri në finalizimin e tyre. Gjithashtu edhe në shkollën fillore të vendbanimit Bogovinë u bë investimi për rregullimin e oborrit të shkollës dhe të tualeteve.
Shkollat janë të parat që duhet shikuar për të plotësuar kushtet e nevojshme dhe elementare pasi aty edukohen dhe arsimohen fëmijët tanë.