Përgjigje ndaj kërkesës për deklaratë zyrtare nga A1 Maqedonia

I nderuari kryetar Albon Xhemaili,

Në këtë rast, ne dëshirojmë t’ju informojmë se A1 Maqedonia edhe në këtë situatë krize po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që rrjeti telekomunikues të funksionojë në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme dhe të sigurojë vazhdimësinë e shërbimeve kryesore telekomunikuese si më parë.

Në këtë gjendje të jashtëzakonshme, ne vërejmë rritje të trafikut të bisedave, si dhe rritje të trafikut të internetit që është dukshëm më i lartë se zakonisht, që është rezultat i përshtajtes së  kompanive me situatën e sapokrijuar duke punuar nga shtëpia dhe me qëndrimin e shfrytëzuesve tanë në shtëpi, në përputhje me masat e mbrojtjes nga koronavirusi.

Ekspertët tanë teknikë vazhdimisht monitorojnë kapacitetet e rrjetit dhe përgjigjen vazhdimisht me masa të duhura teknike për të siguruar integritetin e rrjetit në rast të trafikut jashtëzakonisht të lartë ose vështirësi të tjera teknike, që do të thotë përmirësim dhe azhurnim i vazhdueshëm i rrjetit ekzistues, me qëllim që të ofrojë pa ndërprerje shërbimet të cilat i shfrytëzoni.

Për këtë arsye, ditëve të kaluara janë ndërmarrë aktivitete të caktuara në stacionin bazë në Komunën e Bogovinës për funksionim pa ndërprerje të shërbimeve për shfrytëzuesit e A1 Maqedonisë në këtë zonë, duke përdorur teknologjitë ekzistuese të cilat janë përdorur deri më tani.

Aktivitetet në këtë stacion bazë nuk kanë të bëjnë me aktivizimin e rrjetit 5G, pasi frekuencat për përdorim komercial të shërbimeve 5G akoma nuk janë caktuar (ndarë) nga ana e Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Me respekt,

A1 Maqedonia

Njoftim

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bogovinës,

Ju njoftojmë se me 26.12.2019, në sallën e Këshillit Komunal në Kamjan ora 18:00, do të prezantohet raporti i punëve për vitin 2019 dhe propozim buxheti për vitin 2020 nga ana e kryetarit të Komunës, z. Albon Xhemaili.

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë prezantim, ku do të njoftohen me projektet e realizuara gjatë vitit 2019 dhe poashtu të japin sugjerime në lidhje me propozim buxhetin e vitit 2020.

Komuna e Bogovinës do të vazhdojë të jetë transparente ndaj qytetarëve, gjithmonë duke ofruar informacionet e duhura në çdo kohë.

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë qytetarët e Komunës së Bogovinës se për shkak të kushteve atmosferike dezinsektimi dhe stërpikja e ambienteve të hapura nga toka do të realizohet më 11.07.2019.

Njoftim

Agjencioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural njofton të gjithë të interesuarit se deri në fund të majit, bujqit do të jenë në gjendje të aplikojnë për blerjen e traktorëve.

Deri në fund të majit, fermat bujqësore do të jenë në gjendje të garojnë për të marrë fonde për blerjen e traktorëve. Kjo thirrje realizohet në përputhje me afatet aktuale dhe të planifikuara për programin e zhvillimit rural.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqesin kërkesa elektronike pas kryerjes së regjistrimit në e-baranje.ipardpa.gov.mk

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30.05.2019.

Për më shumë detaje klikoni në linkun më poshtë:

http://ipardpa.gov.mk/Root/mak/default_mak.asp