Thirrje publike për personat e evidentuar si të papunë për përfshirje në Programën – Punë e dobishme komunale

Njoftohen të gjithë personat e evidentuar si të papunë të cilët janë të interesuar për t’u përfshirë në Programin – Punë e dobishme komunale, të punojnë me kohë të pjesshme për 9 (nëntë) muaj për të fituar aftësi dhe për të hyrë gradualisht në tregun e punës,  të aplikojnë në Agjencinë për punësim – Qendra për punësim Tetovë.

Njoftim nga Këshilli Rinor

Këshilli Rinor Lokal në Komunën e Bogovinës, në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës në sajë të 9-të Majit, Ditës së Evropës, ju fton që të gjithëve në panel diskutimin e rradhës “Destinacioni ynë – Bashkimi Evropian”, në hapësirat e zyrës sonë  (në afërsi të Bashkësisë Lokale) në fshatin Pallçisht.
Panelistë:
  • Z. Besnik Emshiu – Kryetar i komunës së Bogovinës
  • Prof. Dr Abdulla Azizi – Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore – SEEU
  • Prof. Dr Ismet Jonuzi-KROSI – Historian
  • Z. Faton Esati – Kryetar i Shoqatës VEPRA
Ftesa është e hapur për të gjithë,
JU MIRËPRESIM!

Njoftim për aksion nga Këshilli Rinor

Këshilli Rinor Lokal pranë Komunës së Bogovinës, së bashku me Komunën e Bogovinës organizojnë aksionin “Ta pastrojmë Komunën e Bogovinës” në Ditën e Planetit Tokë (22.04.2022).
Aksioni përfshinë të gjithë Komunën e Bogovinës, ndërsa eventi kryesor do të mbahet në Bogovinë. Ky aksion realizohet në bashkëpunim me shkollat fillore të Komunës sonë, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve tanë të n’a bashkangjiten në këtë aksion për një ambient më të pastër dhe për një të ardhme pa mbeturina. Aksioni do të fillojë në ora 14:00, ndërsa në eventin kryesor do të takohemi përballë shkollës fillore “Abdyl Frashëri” – Bogovinë.
E ardhmja u takon të rinjve dhe së bashku do të kontribuojmë edhe më shumë!

Njoftim

NJOFTIM

Të nderuar, 

Ju njoftojmë se me datë 28.01.2022 (e premte) në orën 12:00 do të zhvillohet një hulumtim online me kompanitë, në lidhje me detyrimet parafiskale të cilat iu paguhen komunave dhe pushtetit qendror. 

Gjatë hulumtimit do të diskutojmë për përvojat tuaja të kaluara dhe perceptimet në lidhje me detyrimet parafiskale dhe çfarë do t’ju ndihmonte, pra çfarë duhet ndryshohet me këto detyrime për të rritur konkurrencën tuaj. 

Pjesëmarrja në këtë fokus grup është krejtësisht anonime, ajo që do të thoni do të jetë vetëm për qëllime të hulumtimit dhe ne do t’i japim si rekomandime komunave për të bërë ndryshime konkrete. 

Hulumtimi kryhet nga Rrjeti FISCAST, i përfaqësuar nga Instituti Finance Think nga Shkupi, AGORA, Quantum Prima dhe GLV Agro Leader, dhe është pjesë e projektit “Përmirësimi i dialogut për transparencë më të madhe financiare të komunave, me fokus në detyrimet parafiskale” mbështetur nga Bashkimi Evropian. 

Ju mund t’i bashkoheni hulumtimit përmes linkut të mëposhtëm në zoom: https://us02web.zoom.us/j/82970363643

Shpallje

Shpallje

Projekt i financuar nga BE

Në kuadër të programës IPA Bashkëpunim ndërkufitar në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë EuropeAid/170339DD/ACT/MK, Komuna e Vrapçishtit në partneritet me Komunën e Bogovinës, si dhe me partnerët nga Republika  e Shqipërisë Bashkia Cërrik dhe shoqata Karitas për realizim sa më të  suksesshëm të  projektit “Mbrojtja ndërkufitare nga Zjarret – Fireshield”, Komuna e Bogovinës i fton të gjithë të interesuarit që të jenë të kyçur në aktivitetet në projektin e lartëpërmendur që t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në përputhshmëri me kushtet e nevojshme për realizim të këtij projekti dhe atë për  Projekt Koordinator.

ToR Project Coordinator Bogovinje