Këshilli Rinor Lokal pranë Komunës së Bogovinës, së bashku me Komunën e Bogovinës organizojnë aksionin “Ta pastrojmë Komunën e Bogovinës” në Ditën e Planetit Tokë (22.04.2022).
Aksioni përfshinë të gjithë Komunën e Bogovinës, ndërsa eventi kryesor do të mbahet në Bogovinë. Ky aksion realizohet në bashkëpunim me shkollat fillore të Komunës sonë, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve tanë të n’a bashkangjiten në këtë aksion për një ambient më të pastër dhe për një të ardhme pa mbeturina. Aksioni do të fillojë në ora 14:00, ndërsa në eventin kryesor do të takohemi përballë shkollës fillore “Abdyl Frashëri” – Bogovinë.
E ardhmja u takon të rinjve dhe së bashku do të kontribuojmë edhe më shumë!