Këshilli Rinor Lokal në Komunën e Bogovinës, në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës në sajë të 9-të Majit, Ditës së Evropës, ju fton që të gjithëve në panel diskutimin e rradhës “Destinacioni ynë – Bashkimi Evropian”, në hapësirat e zyrës sonë (në afërsi të Bashkësisë Lokale) në fshatin Pallçisht.
Panelistë:
- Z. Besnik Emshiu – Kryetar i komunës së Bogovinës
- Prof. Dr Abdulla Azizi – Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore – SEEU
- Prof. Dr Ismet Jonuzi-KROSI – Historian
- Z. Faton Esati – Kryetar i Shoqatës VEPRA
Ftesa është e hapur për të gjithë,
JU MIRËPRESIM!