NJOFTIM

Të nderuar, 

Ju njoftojmë se me datë 28.01.2022 (e premte) në orën 12:00 do të zhvillohet një hulumtim online me kompanitë, në lidhje me detyrimet parafiskale të cilat iu paguhen komunave dhe pushtetit qendror. 

Gjatë hulumtimit do të diskutojmë për përvojat tuaja të kaluara dhe perceptimet në lidhje me detyrimet parafiskale dhe çfarë do t’ju ndihmonte, pra çfarë duhet ndryshohet me këto detyrime për të rritur konkurrencën tuaj. 

Pjesëmarrja në këtë fokus grup është krejtësisht anonime, ajo që do të thoni do të jetë vetëm për qëllime të hulumtimit dhe ne do t’i japim si rekomandime komunave për të bërë ndryshime konkrete. 

Hulumtimi kryhet nga Rrjeti FISCAST, i përfaqësuar nga Instituti Finance Think nga Shkupi, AGORA, Quantum Prima dhe GLV Agro Leader, dhe është pjesë e projektit “Përmirësimi i dialogut për transparencë më të madhe financiare të komunave, me fokus në detyrimet parafiskale” mbështetur nga Bashkimi Evropian. 

Ju mund t’i bashkoheni hulumtimit përmes linkut të mëposhtëm në zoom: https://us02web.zoom.us/j/82970363643