Kryetari i Komunës së Bogovinës ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, për financimin e projektit “Përpunimi i dokumentacionit teknik investues për ndërtimin e sistemit kolektor për kanalizimin fekal dhe atmosferik si dhe stacion filtrues”.
Vlera e gjithë projektit kap shumën prej 15 milionë denarë, ndërkohë që Ministria kontribon me 5 milionë denarë me TVSH, e në këtë rast e falenderojmë sekretarin shtetëror z. Nebi Rexhepi për angazhimin e tij.