Kryetari i Komunës së Bogovinës bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, z. Jeton Shaqiri inspektuan nga afër punimet që janë kryer për rikonstruim në SH.F.K. “Sabedin Bajrami”, në fshatin Kamjan, si pjesë e shkollave në të cilat Ministria e arsimit dhe shkencës do të sigurojë përmirësimin e infrastrukturës për një cilësi më të mirë të procesit arsimor.
Sipas projektit që mbështetet nga Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim, në shkollën fillore “Sabedin Bajrami” është planifikuar rregullimi i fasadës, ambienteve sanitare, termoizolimi i çatisë dhe vendosja e rampës për lëvizje të personave me aftësi të kufizuara.