Dje, kryetari i Komunës së Bogovinës z. Besnik Emshiu ishte prezent në takimin e organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike. Komuna e Bogovinës është e përfshirë në projektin “Rritja e pjesëmarrjes së gruas në politikë në Maqedoninë e Veriut”, mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, ku si qëllim kryesor është mbështetja e grave në pozita vendim-marrëse dhe politikë-bërëse në rajonin e Pollogut.
Kryetari i Komunës tha se do të jep angazhimin e tij që gjinia femërore të përfaqësohet në nivel sa më të lartë lokal dhe atë shoqëror.