Vazhdojnë në mënyrë intensive punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal në Komunën e Bogovinës.
Ky kanalizim që është me gjatësi prej L= 28.045 km, fillon në parcelën 27/1 më saktësisht në vendin e ashtuquajtur “Kodra” në vendbanimin Bogovinë ndërsa shpërndahet dhe përfundon në dy pika edhe atë në rrugën e fushës për në vendbanimin Sëllarcë e Epërme dhe në vendin e ashtuquajtur “Prekovec”.Për këtë kanalizim do të përdoren gypa prej 250 diametër deri në 600 diametër. Vlera e projektit në fjalë vetëm për vendbanimin Bogovinë është 144,000,000.00 denarë ose 2,330,097.09 euro.

