Sot u bë dhe hapja përfundimtare e çerdhes së parë të Komunës së Bogovinës me lokacion në vendbanimin Kamjan. Kryetari i Komunës së Bogovinës shpalosi dhe emrin që do të mbajë çerdhja, emri i së cilës do të jetë “Jeta” që sipas tij gjithçka fillon nga jeta, e kjo çerdhe do të jetë si një kapitull i parë i fëmijëve në librin e jetës së tyre.
Në ceremoninë e hapjes ishte prezent dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska të cilën e falënderojmë publikisht për prezencën dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj çerdhe.