Të shtunën, më 05.03.2022 filluan punimet për rregullimin e shtratit të lumit në Bogovinë. Projekti në fjalë është projekt për përmirësimin e rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut dhe është i financuar nga UNDP.
Komuna e Bogovinës do të implementojë të gjitha aktivitetet e parapara në kuadër të këtij projekti.

