Për herë të parë ambasadorja britanike Rachel Galloway vizitoi Komunën e Bogovinës ku u mirëprit nga kryetari aktual i kësaj komune Besnik Emshiu. Gjatë takimit një pjesë e bisedës iu kushtua mundësive për bashkëpunim si në sferën e infrastrukturës dhe atë të arsimit. Bashkëbiseduesit shprehën gadishmëri dhe vullnet të madh për bashkpunim për të mirën dhe në dobi të qytetarëve si dhe përmirësimin e jetës së tyre.
