Më 17 Tetor 2022, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit nën moton “SË BASHKU MUNDEMI”, u realizua me sukses panel diskutimi organizuar nga Këshilli rinor i Komunës së Bogovinës me mbështetje nga Komuna e Bogovinës me panelistë:
– Prof. Dr Nevzat Elezi – Dekan pranë FSHM-së në UT, – Dr. Vjollca Skenderi Neziri – Onkologe në Spitalin klinik të Tetovës, – Dr. Argjend Imeri – Radiolog në Spitalin klinik të Tetovës, – Dr. Fatmir Saliu – Kirurg në Spitalin klinik të Tetovës.